Ra nga kati i katërt i banesës? 21-vjeçarja në gjendje kritike te Trauma, policia po heton çfarë ndodhi

81

Policia e Tiranës është duke hetuar se çfarë ndodhi mbrëmjen e 19 janarit kur një 21-vjeçare dyshohet se është vetëhedhur nga kati i katërt i banesës.

E reja ndodhet në gjendje kritike në spitalin e Traumës në kryeqytet.

Blutë thanë se po hetojnë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i Policisë

Më datë 19.01.2022, në mbrëmje, është paraqitur në gjendje të rëndë shëndetësore në spitalin e Traumës, shtetasja S. A., 21 vjeçe, e cila dyshohet se është vetëhedhur nga kati i katërt i banesës.

Po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.