Ditet me fat/ Horoskopi për muajin shkurt

594

Nuk ka hënë të plotë në shkurt këtë viti, por mos u trishtoni nga kjo gjë. 1 shkurt është dita pas hënës së plotë dhe 28 shkurti është dita para saj. Bëni më shumë sesa mund ta imagjinoni pasi muaji fillon dhe bie. Hëna lidh Marsin me zjarrin e shigjetarit në 8. Lidhuni me një numër të madh njerëzish dhe dilni në krye. Hëna e re (dhe eklipsi diellor) bëjnë që 15 shkurti të jetë i mbushur me njerëz dhe ndërveprim shoqëror. Njihuni me disa njerëz të rinj që do t’ju tregojnë disa vende dhe ngjarje të reja dhe emocionuese. Udhëhiqni grupin herë tjetër.

Ditët me fat: 4, 14, 28

Ditë sfiduese: 1, 25

DEMI

Njerëzit mund të jenë më emocionalisht aktivë sa fillon muaji dhe se sa kur përfundon. Venusi hyn te peshqit në 10, dhe romanca e jeta juaj shoqërore mund të kthehen për mirë dhe të jenë më të dhembshura. Dashuria dhe miqësia janë kudo. Hëna e re (dhe eklipset diellore) më 15 shkurt mund t’ju japë një mundësi të madhe në punë ose në publik. Jini të sigurt dhe të gatshëm të flisni vetëm në momentin e duhur. Fjalët tuaja do të dëgjohen dhe përpjekjet tuaja do të vlerësohen.

Ditë me fat: 5, 16, 21

Ditë sfiduese: 3, 25

BINJAKËT

Prisni që njerëzit të jenë energjikë dhe të angazhuar emocionalisht në fillim dhe në fund të muajit. Për hënën e re (dhe eklipsin diellor) në 15, bota juaj mund të bëhet më e madhe dhe t’ju japë më shumë hapësirë për të lëvizur dhe për të marrë frymë. Mund të jetë koha që më në fund të filloni diçka të veçantë që e keni shtyrë. Nuk është çështje parash që ju ka vonuar. Ju mund të shihni një ëndërr të realizohet kur Mërkuri takon Neptunin më 25 shkurt.

Ditë me fat: 10, 12, 31

Ditë sfiduese: 23, 24

GAFORRJA

Jini të gatshëm për të qenë me zemër në dorë në fillim dhe në fund të muajit. Hëna e re (dhe eklipsi diellor) në 15 ju inkurajon që të respektoni talentet tuaja dhe pikat e forta. Dikush mund të vijë për këshillë ose ndihmë tjetër, dhe ju do të jeni lehtësisht aty për ta. Nëse lind një vështirësi, mos i mendoni shumë. Do ja dilni! Mërkuri hyn te peshqit më 17 shkurt. Jini të lumtur të mendoni pak për veten dhe pak më shumë për të tjerët.

Ditë me fat: 6, 16, 25

Ditë sfiduese: 10, 23

LUANI

Zemrat mund të jenë duke rrahur më shpejt në fillim dhe në fund të muajit. Nuk mund të ketë hënë të plotë këtë muaj, por hëna e re (dhe eklipsi diellore) në 15 është e pozicionuar për të sjellë një dashuri të re ose një partner biznesi në jetën tuaj. Një partner i mundshëm mund të jetë aty pranë. Mos hezitoni! Nëse mendoni se jeni djegur nga dashuria, kjo nuk do t’ju ndihmojë të fshiheni. Dielli hyn në Peshqit më 18 shkurt. Jini më bujarë me kohën tuaj, por qëndroni brenda kufijve të arsyeshëm.

Ditë me fat: 4, 13, 17

Ditë sfiduese: 1, 14

VIRGJËRESHA

Njerëzit mund të jenë plot pasion dhe në fillim dhe kur përfundon muaji. Hëna e re (dhe eklipset diellore) në 15 sjell qetësi emocionale dhe ekuilibër në rutinën tuaj të përditshme. Bëni një rregullim të zgjuar që përmirëson gjithçka nga pagesa e faturave në kohë e deri te ushqimi i maces. Shikoni përpara për një muaj efikas. Më 25 shkurt, kombinimi Mërkur-Neptun mund të marrë kuptim me plotësimin e një dëshire ose një qëllimi.

Ditë me fat: 3, 17, 20

Ditë sfiduese: 13, 28

PESHORJA

Emocionet mund të luhaten këto kohë, prandaj planifikojini në përputhje me rrethanat. Hëna e re (dhe eklipsi diellor) në 15 është e juaja për të marrë më shumë gjallëri dhe kreativitet. Nuk lejohen llafet. Bëni atë që ju bën të lumtur dhe ndizni dritën tuaj të brendshme. Mund të jetë diçka që e keni dashur për një kohë të gjatë. Më 21 shkurt, kombinimi Venus-Neptun te peshqit emocional mund të ringjallte një romancë të zymtë ose t’ju hapte sytë dhe zemrën për një interes të papritur dashurie. Mos harroni të doni dhe veten.

Ditë me fat: 3, 10, 27

Ditë sfiduese: 3, 25

AKREPI

Prisni që emocionet të jenë të larta në fillim dhe në fund të muajit. Hëna e re (dhe eklipsi diellor) në 15 mund të ngrejë një çështje familjare që është gati të zgjidhet. Admironi një zgjidhje të zgjuar dhe përdoreni atë, pa marrë parasysh se kush mendon për të (ndoshta ju, me shumë mundësi). Më 27 shkurt, Venusi nxit Plutonin të shtonte një dozë të madhe emocionesh dhe guximi në një ditë tjetër të zakonshme. Fare mirë, mund të jetë një takim romantik.

Ditë me fat: 12, 22, 26

Ditë sfiduese: 2, 19

SHIGJETARI

Bëhuni gati për një 28 shkurt të zënë me punë. Hëna e re (dhe eklipsi diellor) në 15 do t’ju mbajë afër me miqtë. Miqtë më të rinj ose të afërm mund të mendojnë të luajnë me ju por nuk do ja dalin dot. Lidhja hënë-Jupiter në 24 shkurt do t’ju shkaktojë disa momente dyshimi në vetvete. Mos lini dikë t’ju demoralizojë, i keni gjërat në kontroll.

Ditët me fat: 2, 7, 26

Ditët sfiduese: 10, 28

BRICJAPI

Fakti që nuk ka një hënë të plotë në shkurt, mund ta bëjë këtë muaj më romantik se të tjerët. Hëna e re (dhe eklipsi diellor) në 15 do të hedhin dritë mbi financat tuaja dhe aftësitë për të bërë para. Shfrytëzoni kontaktet që keni. Një mik ose një partner pune mund të japë ndonjë sugjerim ose ndihmë të mirë. E në qoftë se humbni diçka, mos u shqetësoni sepse ajo do të zëvendësohet me diçka më të mirë. Në datë 25, ndikimi i diellit në Saturn ju shtyn drejt autoritetit më të madh dhe respektit. Keni paguar për këtë gjë në advancë.

Ditët me fat: 6, 11, 20

Ditët sfiduese: 3, 23

UJORI

13 shkurti shënon Mardi Grass, dita e takimit të diellit me Uranin. Do të keni mundësi për një argëtim vërtet të çmendur. Hëna e re (dhe eklipsi diellor) në 15 vjen e mbushur me sharm, zgjuarsi dhe kthimin e disa veseve të vjetra, qofshin këto të mira ose jo. Pavarësisht si ndiheni ju, bota ju kërkon të jeni energjik dhe ta shijoni jetën. Më 26 shkurt, kuadrati hënë-Uran mund t’ju japë mendime dytësore. Mos jini shumë të ashpër me veten.

Ditët me fat: 1, 6, 24

Ditët sfiduese: 12, 20

PESHQIT

Keni shumë ndjenja dhe zemrat i keni plot si në fillim dhe në fund të muajit. Hëna e re (dhe eklipsi diellor) në 15 do të jetë një kohë e veçantë që ju të shijoni privatësinë tuaj edhe pse jeni më të zënë se zakonisht. Kurseni kohë dhe energji që të reflektoni ë atë që po ndodh me ju dhe rrotull jush – dhe çfarë do të thotë ajo për ju. Më 21 shkurt, Venusi takohet me Neptunin te peshqit për atë që mund të jetë dita më romantike e vitit. Mos e humbisni!

Ditët me fat: 10, 21, 25

Ditët sfiduese: 9, 28