Meta zbulon hapin e radhës: Çfarë do bëj nëse më shkarkon Gjykata Kushtetuese

81

Presidenti, Ilir Meta gjatë një interviste për Euronews Albania ka paralajmëruar se do ta ankimojë vendimin në rast se Gjykata Kushtetuese njeh shkarkimin e tij nga Parlamenti.

“Le të më shkarkojnë nuk kam asnjë problem”, tha Meta duke shtuar se çështjen do ta ankimojë në gjykata evropiane pa bërë specifikime.

Presidenti tha se nuk do të jetë i pranishëm gjatë shqyrtimit të çështjes së shkarkimit të tij por shtoi se do të dërgojë përfaqësues ligjor dhe nuk do ta bojkotojë seancën.

“Gjykata Kushtetuese mund të shprehet dhe tani për shkarkimin e Presidentit, thjesht për dhënien e një interviste tek një gazetar dhe një televizion privat që nuk mbështet qeverinë.