Berisha i kthen akuzën kreut të PD: Lojë e rrezikshme që po luhet me pluralizëm në vend

102

Ish-kryeministri Berisha në një takim me mbështetësit e tyre në Vaun e Dejës deklaroi se kryedemokrati Lulzim Basha mbështetet edhe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Por kjo sipas Berishës është një lojë e rrezikshme që luhet me pluralizmin në vendin tonë.

 

 

Sipas tij, Basha firmosi me nxitjen e amerikanëve përjashtimin e tij (Berishës) nga politika.

Kallp opozitën apo peng Bashën nuk e mbështet vetëm Edi Rama, por fatkeqësisht e mbështesin edhe përfaqësues të vendit të madh të lirisë dhe kjo mbështetje është një lojë e rrezikshme me pluralizmit në Shqipëri. Le të shtrojmë pyetjen, kë po mbështesin ata duke mbështetur Bashën. Është peng i tyre, është marrë peng me dosjen Nik Muzin. Lulzim Basha është i hetuar për larje parash në Shtetet e Bashkuara dhe në Tiranë. Dhe ai firmosi që për të mos shkuar në burg për krimin që kishte kryer, ‘po largoj Sali Berishën’ nga politika. Kjo është e vërteta, por le ta lëmë këtë”, u shpreh Berisha.