“Pjesëmarrja është shumë e lartë”, Ristani për “primaret” në Rrogozhinë: Ka një konkurrencë reale, këtu mund të shihni demokraci.

137

Ish deputeti i PD, Arben Ristani: Nga Rrogozhina kemi lajm të mirë se pjesëmarrja ka qenë shumë e lartë. Kjo është demokracia në veprim në PD, larg vebndimmarrjeve në errësirë. Por demokratët me votë zgjedhin përfaqësuesit e tyre. Rreth 400 vetë po shkojnë në votime sot në Rrogozhinë. Pata mundësinë të isha edhe në Vorë ku edhe atje kishte një pjesëmarrje të lartë. Ka një konkurrencë reale mes kandidatëve. Në përgjithësi votimi po shkon në rregull dhe është drejt përfundimit siç ishte parashikuar. Këtu ju mediat dhe publikut keni mundësinë të shihni demokracinë në veprim.