Lushnja dhe Vora, degët e para që mbyllin votimin për “primaret”, vijon procesi numërimit (Situata në qytetet e tjera)

145

Është mbyllur votimi në primaret e PD në degën e Lushnjës dhe të Vorës. Ndërsa në degët e tjera si në Durrës, Rrogozhinë, Shkodër dhe Peshkopi procesi vijon ende duke qenë se ka akoma anëtarë të cilët paraqiten për të votuar.

Situata në Peshkopi: Komisioni për Organizimin dhe Kontrollin e Operacioneve Elektorale njofton që procesi I votimit për primaret në degën e PD Dibër ka përfunduar. Nga të dhënat paraprake, rezulton që pjesëmarrja në votime ka qenë edhe më e lartë se në referendumin e datës 18 dhjetor 2021.

Komisioni njofton që ka vendosur të shtyjë orarin e votimit për të gjitha ato qendra ku ende interesi I votuesve demokratë është I lartë dhe ka fluks. Procesi I votimit do te vijoje derisa te kete votuar edhe demokrati I fundit.

Sa i përket pjesëmarrjes së raportuar, në Lushnjë numri i votuesve ka qenë relativisht i lartë duke i kaluar më shumë se 1050 anëtarë të cilët kanë shprehur vullnetin e tyre, Ndërsa në Vorë raportohet për numër më të ulët votuesish në raport me anëtarësinë e PD. Pra nga 1400 anëtarë që raportohet të ketë në degën e PD në Vorë nga shifrat e siguruara nga Fax News rezulton që rreth 300 prej tyre janë paraqitur për të votuar.