Basha nuk ndal sulmet ndaj Ramës, Metës dhe Berishës: Njëri sillet si sulltan, tjetri është në delir dhe tjetri mendon se e ka PD me tapi të përjetshme.

132

Partia Demokratike është parakushti i ndryshimit, i cili do të vijë nga ndryshimi kulturor që lë pas kultin e individit, që ende gjalllon në politikën e tranzicionit. Ne do të ndërtojmë një politikë normale, që çliron potencialin e jashtëzakonshëm të vendit tonë dhe garanton një të ardhme më të mirë për të gjithë”.

Ky është mesazhi i përcjellë mbrëmjen e sotme nga kreu i PD Lulzim Basha. Ardhja e PD në pushtet me vizionin dhe programin që ka, sipas Bashës është parakushti për ndryshimin politik dhe për një ndryshim kulturor. Referuar Ramës, Metës dhe Berishës, Basha për të tre thotë se sipas tij “Njëri sillet si pasha, apo si sulltan, tjetri është në delir, tjetri mendon se e ka me tapi të përjetshme Partinë Demokratike”.

“Partia Demokratike mbetet shpresa e vetme për këtë ndryshim. Nuk bëhet thjeshtë fjalë për ndryshim politik, pra për ardhjen e Partisë Demokratike në pushtet, që padiskutim, me vizionin dhe programin tonë është parakushti për ndryshimin politik, por për një ndryshim kulturor. Raporti i qytetarit me pushtetin, raporti i votuesit me të votuarin, raporti me drejtuesin, me kultin e individit, që menduam se e shkulëm më 20 shkurt 1991, por që vazhdon të gjallojë në politikën shqiptare. Njëri sillet si pasha, apo si sulltan, tjetri është në delir, tjetri mendon se e ka me tapi të përjetshme Partinë Demokratike. Një nga aspektet kryesore të ndryshimit kulturor që po vjen, është ndërtimi i një politike normale, me politikanë normal, që është parakushti i një vendi normal, me ekonomi normale dhe ku njerëzit të jetojnë në normalitet. Normalja është dhurata më e madhe, që ky ndryshim politik dhe kulturor do t’u sjellë shqiptarëve”, shton Basha.