Bilanci COVID në Kosovë/ Tre viktima dhe mbi 1500 të infektuar

137

Ministria e Shëndetësisë së Kosovës ka raportuar pak më parë, situatën pandemike të 24 orëve të fundit në Kosovë.

Sipas të dhënave, në 24 orët e fundit nga 6.837 testime, 1.593 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19, ndërkohë që janë shënuar dhe 3 raste vdekjeje.
Njoftimi i plotë i Ministrisë së Shëndetësisë:

31 Janar 2022: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 943 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë

1.777.085 doza të vaksinës.

Deri më sot 805.226 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Deri më sot janë dhënë 78.116 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksines kundër COVID-19.

Nga 6.837 testime, 1.593 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 3 raste të vdekjes.

Sot janë shëruar 2.433 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 168.715.

Në total numri i rasteve aktive është 34.208