Blerja e aboneve në Tiranë kthehet në “tmerr”, studentët nuk pyesin për shiun apo masat antiCovid

120

Ndonëse moti është i keq, studentët kanë nxituar për të marrë abone në një pikë shitje në zonën e “9-katësheve” në Tiranë.

Në pamjet që janë dërguar në “Pasqyra News”, duket se si studentët nuk duan t’ja dinë për masat anti-Covid por ngjeshen me njëri-tjetrin vetëm për të marrë abone.

Aty ka radhë të gjata dhe ata ngjeshe në mes të rrugës dhe shiut dhe nuk mbajnë radhë teksa kërkojnë abone në një nga pikat e shitjes në Tiranë.