“Shtëpia e lirisë”, Ja logoja e koalicionit të Berishës me LSI

107

Kjo është logoja e koalicionit të Sali Berishës me LSI për zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit që pritet të mbahen në gjashtë bashki të vendit.

Logoja ka ngjyrën e kuqe dhe blu, njëra që përfaqëson LSI ndërsa tjetra PD ku Berisha ka qenë lider. Partitë përbërëse të koalicionit janë LSI, Komisioni i Përkohshëm i Rithemelimit dhe Partia Demokristiane.

LSI ka dorëzuar në kërkesën për regjistrimin në KQZ të koalicionit zgjedhor.

Ditën e djeshme, Berisha tha se po negociohet edhe më partitë e tjera, të cilat duan të jenë pjesë e kësaj “shtëpie”.

“Ne marrim pjesë ne zgjedhje sepse bojkoti nuk është opsion për ne, sigurisht që do ketë një marrëveshje me një koalicion në përputhje me ligjin dhe do paraqitet edhe logoja të cilin çdo shqiptar e ka të qartë se logon tonë të vërtetë e ka konfiskuar Rama, kjo nuk i pengon ata që ta shohin të shkruar në ballin e këtyre zotërinjve dhe të gjithë mbështetësve të kësaj partie. Do të regjistrohemi si koalicion me LSI-në. LSI është pjesë e këtij koalicioni dhe po shikohen modalitetet që ka ligji, sepse ligji ka ca modalitete absurde. Po diskutojmë edhe me parti aleate, po negociohen. Ka një përcaktueshmëri ligjore sa duhet të jenë. Po merret një grup me këtë çështje”, tha ish-kryeministri.

Nga konferenca, Berisha njoftoi se nëse kandidatët e Komisionit të Rithemelimit për këto zgjedhje nuk arrijnë të fitojnë, ky komision do të mbajë përgjegjësinë totale.