Nesër ulen temperaturat/ Reshje shiu dhe dëbore në të gjithë vendin

140

Muaji Shkurt ka nisur me reshje shiu dhe dëbore, që nuk do zgjasin.

Java e parë do të jetë e ftohtë, por jo ai lloj i ftohti polar që përjetuam në fundin e janarit.

Hakil Osmani, Meteorolog u shpreh se: Deri në orët e pasdites vendi ynë mbetet me vranësira të cilat do të gjenerojnë reshje shiu në Ultësirën Perëndimore, ndërsa në zonat malore do të ketë reshje dëbore. Në zona të izoluara do të ketë dhe momente me rrebeshe shiu.

Por pasditja dhe mbrëmja sjellin përmirësim gradual të motit në veri dhe qendër ndërsa jugu mbetet me reshje të pakta.
Nga e mërkura dhe në vijim moti do të jetë me kthjellime dhe kalime vranësirash të cilat në zonat malore do të sjellin dëborë të pakët.

Temperaturat e ajrit sot kanë regjistruar -5 në zonat malore, ndërsa max. deri në 10 gradë.

Mesjava sjell rënie të ndjeshme të temperaturave, duke bërë që të zbresin edhe në -8 gradë në zonat malore.

Era mbetet prezente sot dhe nesër, me shpejtësi 55km/h, duke shkaktuar det të trazuar.