Manastirliu:Komiteti i Ekspertëve do të vendosë për dozën përforcuese,ditët e izolimit nga Omicron

118

Shumë shpejt komiteti i Ekspertëve do të vendosë në lidhje me ditët e izolimit nga varianti Omicron dhe për dozën përforcuese të vaksinimit. Lajmin edha ministrja e shëndetësisë Ogerta Manastirliu, kur u pyet nga gazetarët në lidhje me situatën e Covid në vendin tonë dhe fushatën e vaksinimit.

“Vaksinimi ecën me ritme të qëndrueshme. Janë mbi 2.6 milionë vaksinime të kryera deri tani, për moshën plus 16 kemi arritur në 56% të vaksinimit. E rëndësishme është doza përforcuese, e cila ka dhënë garanci me uljen e shtrimeve dhe hospitalizimeve. Komiteti po vlerëson këtë aspekt rishikimin e bërjes së dozës përforcuese para afatit 6 mujor. Gjithashtu po vlerësojmë ditët e izolimit të Omicron duke vlerësuar periudhën e karantinimit dhe që shumë shpejt do të kemi nga komiteti i ekspertëve një vendim për të dy këta elementë”.