Pas akuzave të ngritura nga Partia Demokratike përmes deputetes Oriola Pampuri se kryeministri Edi Rama kë bërë së fundmi një udhëtim me charter luksoz me paratë e taksapaguesve shqiptar, nuk ka vonuar përgjigja e tij.
Me nota ironie, Rama hedh poshtë akuzat dhe shpjegon arsyen e udhëtimit që sipas tij është kryer me një biletë ekonomike.
Pak ditë më parë, edhe vetë kreu i partisë Demokratike Lulzim Basha nga foltorja e Parlamentit akuzoi kryeministrin Rama se po përdor postin e tij për të bërë udhëtime luksoze nëpër botë me shpenzime ‘marramendëse’ sipas tij.