Qeveria mer vendim që ti pagauj naftëtarët e Ballshit: Do t’i japim pagë çdo muaj përgjatë vitit 2022

175

Qeveria ka marrë vendimin që të shpërblejë me pagë minimale naftëtarët e Ballshit për çdo muaj, përgjatë vitit 2022.

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, iu bëri thirrje të gjithë naftëtarëve dhe ish-naftëtarëve, që të paraqesin dokumentet e nevojshme pranë zyrave të punës, në mënyrë që të përfitojnë pagesën mujore.

Miratuam një vendim shumë të rëndësishëm, që ka të bëjë me mbështetjen sociale për punonjësit dhe ish-punonjësit e Rafinerisë së Ballshit. Do të ketë një pagesë, të barabartë me pagën minimale, përfshirë dhe kontributet shoqërore e shëndetësore, që do u jepet ish-punonjësve të Rafinerisë së Ballshit. Ftoj të gjithë punonjësit dhe ish-punonjësit e kësaj rafinerie që t’i drejtohen zyrave të punës, me qëllim dërgimin e dokumentacionit, për të përfituar këtë ndihmë, që do të jepet në bazë mujore përgjatë vitit 2022”, tha ministrja e Financave pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave.