Lulzim Basha komentoi për herë të parë rikthimin e bashkëpunimit mes Sali Berishës dhe LSI-së për zgjedhjet e pjesshme ne 6 Bashki.
“Gjithë ajo skenë barbare atje e sulmit kundër shtëpisë së demokratëve, për çfarë paska qenë? Që shtëpia e lirisë të kthehet në shtëpinë e Ilirit?! Për t’i dorëzuar PD-në LSI-së dhe Ilir Metës?! Kohët janë të errëta, por çfarë është demokrate do të mbetet demokrate, e nuk do të përlyhet as nga hijet e korrupsionit, as nga mbetjet e të shkuarës”, tha Basha.
Përballjen e parakohshme elektorale nuk e konsideron sfide, pasi shpresat duket se i ka tek zgjedhjet e përgjithshme.
“Uji që rri qelbet! Rotacioni është i shëndetshëm për demokracinë, siç është qarkullimi i gjakut për trupin. Këto nuk janë fjalët e mia, janë fjalët e partnerëve tanë”, tha Basha.
Ramen Meten dhe Berishën prej kohesh i krahason me brinjët e Trekëndëshit te Bermudes. Kryeministrin e veçon kur flet per kostot e keqqeverisjes qe i faturohen çdo dite qytetareve.
“Pse është karburanti më i shtrenjtë në Ballkan, ndër më të shtrenjtët në Europë, ku fuqia blerëse e jona s’është as sa 1/3 e mesatares së vendeve evropiane, ku futen shumë vende që kanë dal nga komunizmi. I kujt është faji? Shqipëria është një vend i pasur, por i vjedhur”, tha Basha.
Lulzim Basha sfidoi serish 3 kundërshtaret e tij politik me vetting, qe propozon te nise nga vetja.