‘Zoti të refuzon’/ Burri ndërpret audiencën e Papa Françeskut në Vatikan

86

Një burrë që denonconte Papën dhe Kishën Katolike ka ndërprerë sot audiencën e papa Françeskut në Vatikan, para se të shoqërohej jashtë nga policia.

Burri ishte ulur prapa shumicës së audiencës dhe u dëgjua të përmendte disa herë fjalën “maskë”.

“Kisha nuk është siç e do Zoti,” tha mes të tjerash burri në anglisht, teksa u shoqërua jashtë nga dy policë të Vatikanit e një roje zvicerjane.

“Zoti të refuzon ty At, ti nuk je një mbret”, tha burri, teksa u shoqërua jashtë pa rezistencë, teksa i lutej Papës në spanjisht dhe italisht për çështje ende të paditura.

Incidenti ndodhi në fund të audiencës së përjavshme të kryepriftit, i cili më pas i kërkoi audiencës të lutej për burrin.

“Dëgjuam pak më parë një person që bërtiste, shante, kishte një problem. Nuk e di nëse ishte fizik, psikik apo shpirtëror, por është një vëlla i ynë në vështirësi”, tha Papa.

“Prandaj dua ta mbyll duke u lutur për të, për vëllanë tonë që vuan. Njeriu po vuante prendaj bërtiste. Le të mos refuzojmë nevojat e këtij vëllai tonë”.