Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka regjistruar 11 parti për zgjedhjet në 6 bashki më 6 mars. Bëhet fjalë për 11 subjekte politike, PS, PD, LSI, LRE, PKDSH, PDK, PRDSH PBD, PLL, PBKD që do të garojnë për kryetarët e Bashkive: Durrës, Vorë, Shkodër, Dibër, Rrogozhinë dhe Lushnjë.
“Meqënëse jemi dakord me projekt aktet e propozuara, i miratojmë. Miratohet regjistrimi si subjekt zgjedhor për zgjedhjet e pjesshme të 6 Marsit 2022 i Partisë Socialiste, Partisë Demokratike, Lëvizja Socialiste për Integrim, Lëvizja e Re, Fryma e Re Demokratike, Partia KristianDemokrate, Partia Demokristiane, Partia Reforma Demokratike e Shqipërisë, Partia Bashkimi Demokrat, Lëvizja Legaliteti, dhe Balli Kombëtar Demokrat”, tha Celibashi.
Nesër është afati i fundit për të dorëzuar kërkesat për regjistrimin e koalicioneve. Ndërkohë siç shihet nga vendimi i KQZ, aleatët tradicionalë të Partisë Demokratike, Fatmir Mediu, Dashamir Shehi, Agron Duka, Shpëtim Idrizi apo Vangjel Dule nuk do marrin pjesë në garë.
Partitë e regjistruara nga KQZ
Partia Socialiste (PS)
Partia Demokratike (PD)
Lëvizja Socialiste për Integrim (LSI)
Lëvizja e Re (LRE)
Fryma e Re Demokratike (FRD)
Partia Kristian Demokrate (PKDSH)
Partia Demokristiane e Shqipërisë (PDK)
Partia e Reformave Demokratike e Shqipërisë (PRDSH)
Partia Bashkimi Demokrat (PBD)
Partia Lëvizja e Legalitetit (PLL)
Partia Balli Kombëtar Demokrat (PBKD)