Ceferin mbyll takimin me kryeministrin Rama, ja axhenda e radhës e presidentit të UEFA-s

92

Presidenti I UEFA-s, Aleksander Ceferin, ka mbyllur takimin që zgjati më shumë se një orë me kryeministrin  Edi Rama. Palët u takuan sot si pjesë e vizitës zyrtare të numrit 1 të futbollit europian në vendin tonë, për të diskutuar çështje të ndryshme.

Një nga më delikatet është ajo e zhvillimit të finales së Ligës së Konferencës në Tiranë në muajin maj, në stadiumin “Air Albania” dhe pikërisht impianti kryeqytetas ka qenë etapa e radhës e vizitës së Ceferin në Tiranë.

Menjëherë pasi është larguar nga kryeministria, ai është shoqëruar në stadiumin e kryeqytetit, ku Ceferin ka inspektuar disa ndryshime që janë bërë që nga vizita e tij në vitin 2019 kur u inaugurua ky impiant në ndeshjen me Francën, mes të cilave edhe vendosja e një tapeti me bar hibrid.

Ceferin mbyll takimin me kryeministrin Rama, ja axhenda e radhës e