U dënua me 3 vite e 4 muaj burg, ish-ministri Tahiri në drejtorinë e Policisë së Tiranës (FOTO)

124

Teksa e gjithë vëmendja është përqendruar te vendimi që dha sot Apeli i GJKKO-së, që dënoi me 3 vite e 4 muaj burg për ish-ministrin Saimir Tahiri, ky i fundit është në drejtorinë e Policisë së Tiranës.

Gazetarja Klodiana Lala ka siguruar një foto ku shihet ish-ministri me avokatin e tij Maks Haxhiaj, në ambientet e drejtorisë.

Fill pas procedurave që lidhen me arrestimin e tij, Tahiri do të dërgohet në ambientet e burgut 313.

U dënua me 3 vite e 4 muaj burg, ish-ministri Tahiri në