“Fondet e rindërtimit po shpërndahen për qëllime elektorale”, KQZ letër bashkisë së Durrësit: Shpjego procedurën që është ndjekur

118

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i është drejtuar me një shkresë zyrtare bashkisë së Durrësit ku kërkon informacione nga kryetarja e Emirjona Sako pas pretendimeve te ngritura nga PD dhe LSI në KQZ se po shpërndahen fondet e rindërtimit për qëllime elektorale.

PD dhe LSI dërguan në KQZ më 2 shkurt denoncimin, duke pretenduar se Bashkia e Durrësit ka miratuar vendime për shpërndarjen e fondeve të rindërtimit për banesat e dëmtuara në prag të zgjedhjeve të pjesshme lokale, për qëllime elektorale.

Kujtojmë këtu që PS i ka besuar sërish kryebashkiakes Sako kandidaturën për zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 marsit 2022.

“A është marrë ky vendim nga ana e Bashkisë Durrës?

Të na jepet një shpjegim në lidhje me procedurën që është ndjekur dhe nëse kjo procedurë vjen në kundërshtim me parashikimet e neneve 91 dhe 92 të kodit zgjedhor që ndalojnë nxjerrjen e akteve ligjore që kanë për qëllim të ofrojnë shpërblime për kategori të caktuara të qyhtetarëve”.

Për sa më sipër kërkojmë nga ana juaj një informacion të detajuar mbi vendimmarrjen e prenteduar nga kërkuesi, brenda 3 ditëve nga marrja dijeni e kësaj shkrese”, thuhet në kërkesën e firmosur në kreu i KQZ Ilirjan Celibashi.

“Fondet e rindërtimit po shpërndahen për qëllime

“Fondet e rindërtimit po shpërndahen për qëllime