Befason Sampdoria, sot mund të zyrtarizojë ish-lojtarin e Juventus

97

Në ndeshjen e djeshme ndaj Sassuolos, Gabbiadini është dëmtuar duke lënë fushën e lojës.

Drejtuesit u vunë menjëherë në punë për të marrë një zëvendësues i cili është pa ekip, dhe u kontaktua Sebastian Giovinco.

Sipas “Sportmediaset”, Giovinco sot mund të kryejë vizitat mjekësore me Sampdorian.

Në Seria A ai ka shënuar 40 gola dhe ka asistuar 38 herë në 190 ndeshje. Ndërsa në MLS ka zhvilluar 125 ndeshje, ka shënuar 73 gola dhe 44 asistime.