E njohur në qarqet letrare si “Kakuja”, shuhet në moshën 87- vjeçare motra e Ismail Kadaresë

121

Është ndarë nga jeta në moshën 87-vjeçare Kadrie Kadare, motra e shkrimtarit të madh.

Ajo u shua të mërkurën dhe u përcoll për në banesën e fundit të enjten në Tiranë. Në ceremoninë e varrimit ishte i pranishëm edhe shkrimtari dhe miq e të afërm të familjes.
Kadrie Kadare ka qenë redaktore letrare në disa media.

E njohur në qarqet letrare si Kakuja, vitet e fundit ajo punoi edhe në shtëpinë botuese “Onufri”.

Motra e Kadaresë, Kadria, asnjëherë nuk ka pranuar të bëhet pjesë e medias, mirëpo frekuentimi i rretheve të gazetarëve, për të, është i pashmangshëm. Prej një jete ka punuar e punon si redaktore në media të ndryshme, prandaj edhe bisedat me ta, edhe për shkak të karakterit të saj deri diku shpërthyes, janë të paevitueshme.

Biseda më e fundit e saj, me ata që ka pasur e ka kolegë, ka qenë pikërisht rreth çështjes së letrës. Përse e ka dërguar Ismail Kadare atë letër tek Enver Hoxha?! Çfarë donte të tregonte?! Kadrie Kadare, apo siç të gjithë e njohin me emrin Kakuja, është e bindur për të vërtetën dhe këtë nuk ngurron ta thotë gjithandej në rrethet e saj të takimeve, sado që për median është e vendosur të mos japë asnjë deklaratë zyrtare.

“Më kanë thirrur në hetuesi pikërisht në kohën kur ishte vala e arrestimeve të ruseve. Njërës prej tyre i kishin gjetur një autograf me emrin tim dhe kaq duhej për të mbërritur tek unë. Ismaili nuk kishte mënyrë tjetër të më mbronte, përveçse duke sajuar historinë e sëmundjes mendore”.

Siç bashkëkohësit e dinë, Kadrie Kadare, si antikomuniste e thekur, nuk i kursente fjalët “e tepruara” antiregjim.

  1. Shpeshherë nuk zgjidhte as vendet ku i thoshte. Prandaj edhe vijimi letrës së shkrimtarit shkruan se “ajo është vetëm një maniake depresive, që i shan të gjithë!”