Afrohet fronti i ftohtë ajror/ Çfarë e pret Shqipërinë të dielën

99

Gjatë mbrëmjes së sotme do të kemi depërtimin e një fronti të dobët të ftohtë ajror nga veriu. Fronti nuk do të jetë i pasur me lagështi, prandaj po e quajmë si “front të dobët”.

Gjithashtu temperaturat do të shënojnë ulje nesër në vlerat maksimale krahasuar me ditën e sotme.

Fronti i dobët do të përhapet në gjithë rajonin gradualisht, por në shumë vise të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut do të ndjehet fare pak.