LAJMI FUNDIT/ Tensionet në Ukrainë, Meta pret në zyrë Peleshin dhe shefin e FA: Të forcojmë kapacitet tona mbrojtëse

138

Ditën e sotme Presidenti Meta ka takuar Ministrin e Mbrojtjes, Niko Peleshi dhe Shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Gjeneral Major Bajram Begaj.

Gjatë takimit u nda shqetësimi i përbashkët me të gjithë partnerët tanë të NATO-s për kërcënimin e një agresioni të mundshëm rus ndaj Ukrainës, që do të ishte një shkelje flagrante e të drejtës ndërkombëtare.

“Presidenti Meta nënvizoi rëndësinë e koordinimit sa më të efektshëm me Aleancën, si dhe marrjen e masave për vijimin e reformave në funksion të forcimit të mëtejshëm të kapaciteteve tona mbrojtëse”, njofton presidenca.

  1. Në këtë kontekst, “u vlerësua edhe plotësimi dhe fuqizimi i gjithë zinxhirit komandues në Forcat e Armatosura, në përputhje me sitemin gradë-funksion”.