“Nuk e kam pasur qejf”/ Arjan Konomi: Donaldi i papjekur, nuk e shikoja dot me Borën

286

Opinionisti Arjan Konomi, mik i Bora Zemanit, ka zbuluar se nuk ka simpati ndaj Donald Veshajt.

Ai ka deklaruar në një lidhje Live në Instagram se të lëndosh një njeri në mënyrë të tillë nuk tregon as burrëri dhe as pjekuri.

Ai ka ironizuar edhe preferencën e tij për filmin Spiderman, ndonëse vetë Bora është përfolur se në daljen e saj publike u vesh njësoj si e dashura e këtij personazhi në filmin më të fundit.

“Nuk e kam takuar asnjëherë Donaldin dhe një nga arsyet është që unë nuk e kam pasur qejf.

Është djalë i mirë por nuk e shikoja dot Borën me atë.

Të lëndosh një njeri në mënyrë të atillë. Aq më tepër publikisht nuk tregon as pjekuri, as burrëri. Vazhdojmë dhe luajmë me Spiderman”, është shprehur Arjani.