EMRI/ Kapet me 2 milionë euro kokainë shqiptari në Itali, si ra në prangat e policisë

256

Një shqiptar është arrestuar nga polica italiane me mbi 2 milion euro kokainë.

Dorian Konti, 36-vjeç, është kapur me 16.7 kg kokainë në makina. Gjithashtu, gjatë kontrolleve në shtëpinë e tij në Occhiobello, në provincën e Rovigos, karabinierët gjetën edhe 10 kilogramë e gjysmë kokainë.

Sipas mediave italiane mësohet se Konti punonte si shpërndarës i  “mallit” i destinuar sipas të gjitha gjasave në sheshin e Ravenës dhe sipas mediave nëse droga do të dilte në treg, mund të kapte vlerën 2 milionë e 70 mijë euro.

36-vjeçari u arrestua të premtën gjatë një hetimi të nisur në Bergamo. Ai nuk është një emër i panjohur për policinë, pasi rezulton me precedentë penalë dhe ka patur disa tentativa të mëparshme për ta arrestuar.