Erion Veliaj: Zoton dhe Mërtirin i njoh nga fotot me drejtuesit e PD në Zimbabve. Debate me Tabakun

184

Dëshmia e kryetarit të Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, në Komisionin Hetimor për inceneratorët, ka nisur me debate.

Kryetarja e komisionit, Jorida Tabaku, e pyeti Veliajn nëse njihte Klodian Zoton, Mirel Mërtirin dhe Stela Gugalljan.

Veliaj u përgjigj: “I njoh pasi kam parë fotot me drejtuesit e PD në Zimbabve. I kam parë në foto me Gert Bogdanin, drejtuesin e marrëdhënieve me jashtë në PD”.

“Nuk kam kryer asnjë diskutim, apo udhëtim, jam njohur nga mediat me këto personazhe. Nëse kjo quhet njohje, atëherë i njoh”, iu përgjigj Veliaj.

Sipas Tabakut, kjo nuk ishte e vërtetë dhe i tha kryebashkiakut se “dëshmia e rremë përbën vepër penale”.

Jorida Tabaku: Njiheni me shtetasi Klodian Zoto, Mirel Mërtriri dhe Stela Gugallja?

Erion Veliaj: I kam parë në fotografi me Gert Bogdanin që ka qenë drejtues për marrëdhënie me jashtë në PD

Jorida Tabaku: Nuk keni bërë udhëtim?

Erion Veliaj: Nuk kam bërë asnjë udhëtim, por kam parë për udhëtimin e tyre në Zimbabve me zyrtarë të PD

Jorida Tabaku: Nuk i keni takuar për të diskutuar për kontratën koncesionare?

Erion Veliaj: Nuk kam bërë asnjë diskutim, asnjë udhëtim. Jam njohur përmes medias për udhëtimet e këtyre personazheve me drejtues të marrëdhënieve me jashtë që ata kanë qenë në zimbave me zyrtarët e PD…

Jorida Tabaku: Ju kujtoj se dëshmia e rreme përbën vepër penale dhe dënohet nga ligji…