Mori fund? Dyshimet që Trixa hoqi ‘dorë’ nga Donaldi, këngëtarja: Ishte e rremë

139

Festa e Top Channel për finalizimin e Big Brother VIP i dha fund lidhjes së Beatrix Ramosajt dhe Donald Veshajt.

Çifti nuk u pa në asnjë moment në shoqërinë e njëri-tjetrit ç’ka nxiti fansat të mendojnë se lidhja e tyre ka marrë fund.

Trixa jo vetëm që u paraqit me vonesë në ‘afterparty’-n e organizuar, madje u shoqërua nga vëllai i saj Alban Ramosaj.

Dyshja qëndruan larg pjesës tjetër duke ngritur dyshime për raportin e këngëtares me aktorin Veshaj pas përfundimit të “Big Brother VIP”.

Këngëtarja nuk ka qëndruar pa reaguar, e cila me anë të një story në Instagram ka shkruajtur:

“Jo histori të rreme (duke i vendosur kryq fjalës ‘jo’). Ja ku e keni, tani e rregullova.”

Sikur të mos mjaftonte kjo, Beatrix ka vendosur që të mos e ketë më ‘follow’ në Instagramin e saj Donaldin dhe Romeon, ndërkohë që këta të fundit e ndjekin ende këngëtaren.

Mori fund? Dyshimet që Trixa hoqi ‘dorë’ nga Donaldi,