Cifti adopton 3 djemtë e fqinjes që nde rroi jete, kur ata kthehen në shtëpi i pret surp riza që i ka pë rlotur të gjithë…!!!

842

Audrey ishte një nënë beqare me 3 fëmijë të cilëve u është dashur të përballen me ashpërsitë e jetës: një ditë ajo filloi të mos ndihej aq mirë dhe u detyrua të shkonte në spital për të kontrolluar shëndetin e saj, e ndërkohë, gruaja pyeti nëse në lagje dikush mund të kujdesej për 3 djemtë e saj; për fat të mirë një fqinje e quajtur Tisha iu përgjigj apelit dhe pranoi kërkesën e saj, ajo ishte nëna e pesë fëmijëve, dhe edhe pse nuk kishte shumë hapësirë në shtëpi zonja Tisha ishte më shumë se e lumtur për t’i dhënë ndihmë fqinjes së saj.

Pak pas analizave u zbulua se Audrey kishte kancer në stomak, për fat të keq ai ishte i paoperueshëm dhe për këtë arsye gruaja kuptoi se nuk i kishte mbetur shumë kohë për të jetuar.

Audrey ishte e shqetësuar për djemtë e saj, ajo donte të sigurohej se tre fëmijët e saj do të kishin një familje pas vdekjes së saj dhe për kët shkak se ajo luftoi me të gjithë forcën të jetë në gjendje për të përmbushur detyrën që i kishte vendosur vetes.Audrey dhe Tisha nuk ishin mikesha, rutinat sfiduese të dy nënave i kishin penguar të dyja të mund të bëheshin mikesha gjatë viteve në të cilat ata ishin fqinje.

Edhe pse ata nuk ishin mikesha të ngushta, zonja Tisha dhe burri i saj, ishin më shumë se të lumtur për të ndihmuar Audrey-n dhe fëmijët e saj, me kërkesën e nënës së tyre që po nderronte jete.

Zonja Tisha ra dakord për t’u bërë kujdestarja ligjore e tre fëmijëve dhe i mori ata të jetojnë në shtëpi së bashku për 5 fëmijët e saj; pas kësaj znj. Audrey nderroi jete.Pavarësisht vështirësive të konsiderueshme (shtëpia nuk ishte shumë e madhe dhe barra financiare e të pasurit për t’u kujdesur për 3 fëmijë më shumë nuk ishte aspak indiferente) bashkëjetesa ishte shumë e qetë dhe Tisha dhe burri i saj u përkushtuan fuqishëm për t’i bërë fëmijët të ndienin sa më pak të jetë e mundur mungesa e nënës së vdekur.

Historia nuk kaloi pa u vënë re dhe opinioni publik është nxitur për të mësuar historinë e Audrey-t dhe 3 fëmijëve të saj.Fox5 (kanal televiziv në SHBA) vendosi të intervistonte zonjën Tisha dhe bashkëshortin e saj, shkruan ShkodraNews.

Me të dëgjuar të gjithë historinë dhe vështirësitë me të cilat ata po përballeshin për të jetuar dhe për t’u kujdesur për tetë fëmijët, një program i njohur është ofruar për të ndihmuar familjen duke u ndërtuar atyre një shtëpi të re.

Në videon më poshtë mund të shihni reagimin e familjes së madhe kur shikojnë shtëpinë e tyre të re dhe fillimin e një jete të re të gjithë së bashku. Videoja është në gjuhën angleze, por reagimi i këtyre njerëzve të mirë nuk ka nevojë për fjalë.