SHBA “fik” ekonominë e Rusisë, Joe Biden njofton sanksionet shkatërruese

268

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden njoftoi sot sanksione të ashpra kundër Rusisë.

Po njoftoj një pako të re agresive sanksionesh që do të ketë pasoja të menjëhershme për Rusinë dhe hyjnë në fuqi menjëherë. Duam të kenë pasoja sa më afatgjata për Rusinë por sa më afatshkurtra për Shqipëri. 75 aleatë të Kombeve të Bashkauar kanë dalë kundër Rusisë.

Ne do të dënojmë Rusinë për aksionet e saj dhe do të minimizojmë ndikimet e saj në vendet e tjera. Putini arrit sot pikën më të ulët në historinë politike.

Me sanksionet e reja, duam të cenojmë bankat kryesore ruse, që të mos kenë më qasje në financat amerikane.

Do të vendosim sanksione të egra dhe ndaj bizneseve më të mëdha ruse. Ne do të dëmtojmë të gjitha kapacitetet financiare ruse. Do të jenë pozitë e rëndë për ambicien e Putinit në dekadat në vijim.

Nesër NATO do të mblidhet në samit, do të jemi krah aleatëve tanë europianë. Edhe pse kemi ofruar ndihma të mëdha për Ukrainën, ushtria amerikane nuk do të hyjë në Ukrainë për të penguar agresionin rus. Tani NATO është më i bashkuar se kurrë. Një sul ndaj një anëtari të NATO-s është sulm ndaj NATO-s.

Po ashtu duam të sanksionojmë Bjellorusinë. Po ashtu në Poloni dhe Ukrainë. Sot, në dritën e agresionit rus ndaj Ukrainës, NATO bashkua për të gjetur një përgjigje. Kemi një plan përgjigje. Kemi vendosur të shtojmë kapacitete tona në Gjerman i dhe në vend të tjera.

SHBA po përgatitet të furnizojë aleatët e saj europianë, me gaz të lëngshëm. Putin po mban rolin e një bullizuesi. Jemi të gatshëm për t’u përgatitur. Kemi qenë duke bashkëpunuar për të përballuar sulmet kibernetike ruse dhe sulme të tjera.Top Channel./Shqiperia ime.com.al