Ja ku do merni lek! /Horoskopi nga Paolo Fox, çfarë rezervojnë yjet për Daten 26 shkurt 2022

161

Dashi: Falë ndikimit të Hënës, do të keni një ditë shumë interesante në dashuri, por kujdes se nga nesër do të kthehen mendimet tuaja të pasigurta. Në punë vijon të keni pikëpyetje të mëdha për paratë.

Demi: Ditët e rikuperimit të ndjenjave po vijnë. Çdokush që është beqar mund të ketë një takim të veçantë. Në punë, ata që janë të pavarur po kërkojnë një mënyrë për të filluar nga e para, ndërsa ata që janë punonjës mund të rishikojnë një marrëveshje të re.


Binjakët: Në dashuri, Hëna nuk është në shenjën tuaj. Ka padurim pasi gjithçka e merrni në mënyrën më të rëndë, nuk asgjë serioze në këtë rast. Në punë është mirë që çdo diskutim apo angazhim të shtyhet për nesër.

Gaforrja: Është e nevojshme të zgjidhni një problem të vogël deri në fund të javës. Kjo nuk është asgjë e re. Diskutimet me të afërmit duhet të zgjidhen duke filluar nga muaji mars.

Luani: Jini të kujdesshëm në historinë tuaj të dashurisë pasi mund të keni një përballje nga fundi i shkurtit. Jini të përkushtuar për të gjetur zgjidhje edhe në frontin e punës.


Virgjëresha:  Ju jeni në ditët tuaja më të mira në dashuri. Do të keni ndjenja pozitive deri më 6 mars. Në punë duhet të jeni të duruar edhe nëse ndonjëherë ju duket sikur të gjithë ju mërzitin.

Peshorja: Sot është ditë interesante në dashuri. Në punë, yjet ju ftojnë të bëni plane për të ardhmen pasi do të keni një ndryshim që e keni pritur prej kohësh.

Akrepi: Në dashuri, përpiquni të organizoni një takim ose lini veten të lirë për cdo njohje të re. Në punë, ky është momenti ideal për ata që duan të bëjnë një propozim apo të ndryshojnë drejtim.

Shigjetari: Në dashuri, Hëna është aktive sot dhe ju fton të bëni gjëra të mira, duke përfshirë momente intime me partnerin. Në punë është më mirë të mos vazhdoni situatat e kota vetëm për të mbajtur qëndrim.


Bricjapi: Në dashuri, Hëna së shpejti do të jetë në shenjën tuaj ndaj kini durim. Fundjava do jetë e rëndësishme për ju. Në punë favorizohen ata që janë të vetëpunësuar.

Ujori: Prisni deri në fundjavë për të jetuar momente emocionuese pranë partnerit/partneres. Në punë nuk ndiheni rehat, por problemi nuk është tek të tjerët. Ktheni njëherë sytë nga vetja

Peshqit: Në dashuri ka diçka që nuk shkon, përpiquni të shmangni diskutimet. Në punë mundohuni t’i përballoni me qetësi të gjitha kritikat në mënyrë që javën e ardhshme të punoni më mirë.