Pas deklaratës skandaloze, EBU merr vendim të ri se a do të prezantohet Rusia në Eurovision

273

Pas deklaratës së djeshme skandaloze se nuk do ta përjashtojnë Rusinë nga Eurovizioni, meqë është garë kulturore dhe s’ndërlidhet me politikën, Unioni Evropian i Transmetuesve sot ka ndrruar mendje dhe ka marrë vendim që të mos lejojë pjesëmarrjen e Rusisë në Evrovizionin e këtij viti.

Kështu kanë bërë të ditur përmes një komunikate për media EBU, duke treguar se një gjë e tillë është bërë me rekomandim të organit drejtues të Evrovizionit, në pajtim më rregullat dhe vlerat e EBU-së, raporton Express.

“Përpara se të merrte këtë vendim, EBU mori kohë për t’u konsultuar gjerësisht me anëtarët e saj”, thuhet në komunikatë.

“EBU është një organizatë jopolitike anëtare e transmetuesve të angazhuar për të ruajtur vlerat e shërbimit publik.Ne mbetemi të përkushtuar ndaj mbrojtjes së vlerave të një konkursi kulturor që promovon shkëmbimin dhe mirëkuptimin ndërkombëtar, bashkon audiencën, feston diversitetin përmes muzikës dhe bashkon Evropën në një skenë”, përfundon njoftimi./Express//asutimes.com