Elvira Fjerza sjell këngën më të re me titull “Kam mbush 200 muj”

755

Elvira Fjerza e quajtur ndryshe nga fansat ” Princesha e Këngës Malsore” vjen në tregun muzikor Shqiptar me këngën më të re,  e cila është një këngë shumë e bukur dhe mbart një mesazh në formë lutjeje drejtuar të rinjëve që të kthehen, dhe mos të ikin larg, sepse jeta dashuria dhe vazhdimi i egzistencës është këtu në Atdhe.

Me zërin e saj të bukur, me interpretimin, dhe prezencën  sharmante, këngëtarja bukuroshe Elvira Fjerza rrezaton në gjithë videoklipin, i cili i realizuar mjeshtërisht nga Video by: Power Media Studio   me Tex & Muz:  nga i mirënjohuri Fran Kodra : Orkestrimi Burim Krasniqi: Fyell & Çifteli Gent Hoxha:  Me Fustanet: Kenza Dresses:  Dhe gjithë  ky bashkëpunim i përkushtuar vjen me  këngën  “Kam mbush 200 muj” këngë e cila premton sukses të madh, sepse në  vetëm në pak orë që është në publikuar ka marrë shumë klikime share dhe komente pozitive.

Në linkun më poshtë ju ftojmë që të shikoni këngën “Kam mbush 200 muj”  nga këngëtarja Elvira Fjerza