“Jeni kukulla”, i moshuari rus në Ukrainë u kthehet ushtarëve të Rusisë në qytetin e pushtuar: Zgjidhni hallet tuaja se nuk jeni sheikë

128

Një i moshuar në një qytet të pushtuar ukrainas i’u kthehet ushtarëve ukrainas dhe u kërkon që të largohen nga vendi i tyre.

I moshuari thotë se rusët kanë problemet e tyre për të zgjidhur dhe nuk është mirë që ndodhen aty për të pushtuar një vend të huaj.

Video është bërë mjaft virale, pasi të moshuarit nuk i dridhet qerpiku dhe i thotë ushtarëve rusë se nuk janë të pasur si në Emirate, prandaj duhet të merren me hallet e tyre.

Pamjet emocionuese janë publikuar në “Tëitter” dhe janë filmuar në qytetin e Melitopol, tashmë i pushtuar nga Rusia.

“Çfarë dreqin po bëni këtu, edhe unë jam rus, por jetoj në këtë shtet. Ju keni vendin tuaj, ne kemi tonin. A nuk keni probleme në vendin tuaj për të zgjidhur? A jeni të gjithë të pasur atje, si në Emiratet? Ju jeni thjesht kukulla”, thotë i moshuari./albeu.com/asutimes.com