Historia prekëse nga kufiri ukrainas/ Një nënë dërgon në vend të sigurt fëmijët e një të huaji

137

Duke mbajtur në dorë numrin e telefonit celular të një gruaje që nuk e kishte takuar kurrë, Nataliya Ableyeva kaloi kufirin nga Ukraina në Hungari, të shtunën.Asaj i ishte besuar një ngarkesë e çmuar. Fëmijët e një të huaji.

Duke pritur në pikën kufitare në anën ukrainase, Ableyeva kishte takuar një burrë të dëshpëruar 38-vjeçar nga qyteti i saj i lindjes, Kamianets-Podilskyi, me djalin dhe vajzën e tij të vogël.

Rojet kufitare nuk e lanë të kalonte. Ukraina i ka ndaluar të gjithë meshkujt ukrainas nga mosha 18 deri në 60 vjeç të largohen, në mënyrë që të luftojnë për vendin e tyre.

“Babai i tyre thjesht më dorëzoi dy fëmijët dhe më besoi mua, duke më dhënë pasaportat e tyre për t’i sjellë”, tha 58-vjeçarja Ableyeva, duke mbajtur në krahë djalin e ri që e njihte vetëm prej disa orësh.

Nëna ukrainase e fëmijëve ishte nisur nga Italia për t’i takuar dhe për t’i çuar në një vend të sigurt, tha babai. Ai i dha Ableyeva numrin celular të nënës dhe u tha lamtumirë fëmijëve të tij, i mbështjellë kundër të ftohtit me xhaketa dhe kapele të trasha.

Ableyeva kishte lënë dy fëmijët e saj të rritur në Ukrainë. Njëri polic, tjetri infermier, asnjëri prej tyre nuk mund të largohej nga Ukraina sipas dekretit të mobilizimit. Ajo ka marrë për dore dy fëmijët e vegjël dhe së bashku kanë kaluar kufirin.

Në anën hungareze në Beregsurany, ata prisnin, të ulur në një stol pranë një tende të ngritur për rrjedhën e qëndrueshme të refugjatëve që kalonin mbi kufi. Djali i vogël po qante kur i ra celulari.

Ishte nëna e tij, ajo ishte gati në postën kufitare.Kur mbërriti 33-vjeçarja Anna Semyuk ajo përqafoi djalin e saj dhe shkoi te vajzae cila ishte e shtrirë në pjesën e pasme të një makine dhe e mbështjellë me një batanije rozë.

Ajo falënderoi Ableyeva. Duke qëndruar në të ftohtin në tokën e pastruar, dy gra u përqafuan për disa minuta dhe filluan të qanin.

“Gjithçka që mund t’u them fëmijëve të mi tani, është se gjithçka do të jetë në rregull,” tha Semyuk. “Për një ose dy javë, dhe ne do të shkojmë në shtëpi.”- deklaron ajo për Reuters./asutimes.com