Më “hot” se kryeministri kanadez! Fansat e “çmendur” të presidentit ukrainas, e cilësojnë si një seks simbol (FOTO)

116

Udhëheqja heroike e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka bërë që ai të ketë fansa nga e gjithë bota. Ai u bashkua me ushtarët e tij në fushën e betejës për të shmangur pushtimin e Vladimir Putin, edhe pse Shtetet e Bashkuara të Amerikës i ofruan ndihmë për evakuim.

Por nuk është vetëm trimëria e ish-komedianit të kthyer tani në një lider kombëtar që ka bërë për vete zemrat e njerëzve anë e mbanë botës.

Fansat e dashuruar pas Zelensky-t janë bashkuar në internet duke publikuar fotot e tij, ku duket se janë magjepsur edhe nga pamja e presidentit.

“A jam unë e vetmja vajzë që pëlqej presidentin Zelensky? Pasioni i tij i patrembur është shumë i nxehtë”, shkruan një grua në “Twitter”.

“Më falni nëse kjo është e papërshtatshme, por… nuk e kam vënë re kurrë më parë – Zelensky është ‘hot’”, shtoi një tjetër.

Ndërsa një burrë shkruan se “Zelensky ishte tashmë lideri më i nxehtë botëror”, duke e krahasuar me kryeministrin kanadez, Justin Trudeau.

Por një tjetër shton: “Zelensky është më seksi se sa Trudeau. Ai duhet të zërë vendin që i takon si ikona e seksit lider botëror”./gazeta-shqip.com