Kiçja i bën një thirrje publike Arbana Osmanit: Më merr në Big Brother Vip! Shyqyr Zotit bukuria nuk më mungon

356

Kiçja është një ndër personazhet më të komentuar në rrjetet sociale. Bëmat e saj nuk kanë fund dhe gjithmonë di si të tërheqë vëmendjen e ndjekësve.

Së fundmi, ajo ka qenë e ftuar në emisionin “Expuls” te Ronaldo Sharka nga ku i bëri thirrje moderators së “Big Brother”, Arbana Osmanit dhe producentëve të këtij emisioni që sezonin e dytë të jetë dhe ajo e pranishme.

“Doja që t’i thoja të më merrnin në Big Brother. Do bëja show, do isha shumë e lumtur nëse do më merrnit. Edhe nëse do të isha jashtë shtetit do të vija me vrap, se shyqyr zotit bukuria nuk na mungon, veshjet nuk na mungojnë.

Unë nuk e di do më pranojmë apo jo, por doja ti thoja Arbanës që unë dua shumë të futem në Big Brother. Kjo është kërkesa ime dhe shpresoj shumë që ta merrni në konsideratë.”, tha Kiçja.

Ajo u shpreh se për Donaldin ka derdhur lotë dhe është gati të dalë në p rote të. Ndër të tjera, e pyetur nga moderatori në një prej rubrikave nëse do kishtë diçka me Arjan Konomin,ajo u shpreh: “Do e mbaja vetëm për lekë se kam dëgjuar që ka lekë sepse ky nuk të hyn në punë për asgjë”./asutimes.com