Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskiy ka reaguar pas dakordësisë që zyrtarët rus dhe ata ukrainas do të diskutojnë ditën e hënë.
Sipas Reuters Zelenskiy tha se ai do të përdorë çdo mundësi për të siguruar paqen, përpara bisedimeve të planifikuara midis përfaqësuesve rusë dhe ukrainas afër kufirit me Bjellorusinë.
“Unë nuk besoj vërtet në rezultatin e këtij takimi, por le të përpiqen që më vonë asnjë qytetar i Ukrainës të mos ketë dyshime se unë, si President, u përpoqa ta ndaloja luftën, por ka ende një shans”, tha Zelenskiy./Shqiperia ime.com.al