Familjet ukrainase mbërrijnë në Turqi: Përjetuam tmerrin, jemi të kënaqur që jemi të sigurt

345

Ukrainasit Që Udhëtuan Për Në Turqi Nëpërmjet Bullgarisë, Thanë Se Kanë Ndjenja Të Përziera Ndërsa Gëzohen Për Shmangien E Rrezikut, Por Pendohen Për Atë Që Duhej Të Largoheshin Nga Shtëpitë E Tyre

Familjet ukrainase, siguria e të cilave kërcënohet nga sulmi i Rusisë ndaj Ukrainës, hyjnë në Turqi përmes pikës kufitare në qytetin Edirne, raporton Anadolu Agency (AA).

Ukrainasit që udhëtuan për në Turqi nëpërmjet Bullgarisë, thanë se kanë ndjenja të përziera ndërsa gëzohen për shmangien e rrezikut, por pendohen për atë që duhej të largoheshin nga shtëpitë e tyre.

Stanislav Volkav, i cili erdhi në Turqi me vajzën dhe djalin e tij, tha se vendi i tij është skenë e një lufte të madhe.

Duke kujtuar se qytetet ukrainase po bombardohen nga ushtria ruse, ai tha se shtëpia e familjes së tij është dëmtuar nga sulmi rus.Volkav tha se ata përjetuan tmerr të vërtetë në Ukrainë.

“Ukraina është e ekspozuar ndaj sulmeve dhe ne vazhdojmë të luftojmë. Ushtria jonë dhe njerëzit tanë po luftojnë për të ndalur sulmet. Ne presim ndihmë konkrete nga e gjithë bota. Ne kemi vërtet nevojë për këtë. Njerëzit po vdesin”, tha ai.

Aitha se ata u shpërngulën nga Ukraina në Moldavi, ku u ndihmuan nga punonjësit humanitarë.

“Tani kemi ardhur në Turqi. Jemi shumë të lumtur që shohim flamurin turk”, tha Volkav.

Ukrainasja Julija, e cila erdhi nga Kievi, tha se e gjithë jeta e tyre kishte ndryshuar në mënyrë drastike në një moment.

“Dy ditë më parë na zgjuan shpërthimet e bombave dhe ishim shumë të frikësuar. U larguam menjëherë nga shtëpia. Kemi shumë pak para. Rrobat që kemi veshur janë në fakt gjithçka që kemi. Fillimisht kaluam në Moldavi. Pas Rumanisë dhe Bullgarisë erdhëm në Turqi. Ne kemi miq këtu dhe do të shkojmë tek ata. Ne duam të kthehemi në vendin tonë sa më shpejt të jetë e mundur”, tha Julija.

Njëgrup të rinjsh ukrainas të takuar nga ekipi i AA në hyrje të Turqisë morën me vete një qen, një kafshë shtëpiake. Ata sollën edhe një vazo me lule./AA./asutimes.com