Lajmi fundit/ Përfundon pas tre orësh takimi Kiev-Moskë në Bjellorusi

111

Mbyllet takimi në Bjellorusi pas tre orësh mbledhje. Negociatat mes Rusisë dhe Ukrainës kanë përfunduar pas orëve të gjata mes palëve në rezidencën shtetërore në rajonin Gomel të Bjellorusisë.

Për momentin raportohet se delegacionet përfaqësuese të Rusisë e Ukrainës kanë dalë nga salla ku zhvilluan bisedimet, por ende nuk bëhet me dije se çfarë është vendosur.

Nga pamjet e publikuara në rrjet është parë vetëm nisja e mbledhjes që u bë nga ministri i jashtëm i Bjellorusisë, Vladimirovich Makei. Ai i siguroi palët që të ndiheshin të sigurt në atë tryezë./Shqiperiaime.com.al