Banorët- sytë nga Bunkerët e Enverit: S’do i prishim nesër të mbron kokën

134

Mbi 173 mijë bunkerë u ndërtuan në Shqipëri gjatë regjimit komunist, duke tërhequr vëmendjen e mediave të huaja pas viteve ’90. Por ato që ende kanë mbetur, për banorët e zonave të Dibrës shihen si strehë e sigurtë veçanërisht pas situatës në Ukrainë. Tanimë shumica e këtyre objekteve janë shkatërruar ndërsa qytetarët thonë se duhej të ishim mirëmbajtur.

Bunkerët në Maqellarë të Dibrës janë kthyer në magazine për fshatarët, ose janë amortizuar nga koha.

Ato u ndërtuan gjatë regjimit të diktatorit Enver Hoxha, si mburoja të sigurta nëse Shqipëria do të përfshihej në situate lufte apo konfliktesh me shtete të tjera.

Bunkerët janë lënë në harresë për dekada me radhë, por pas situatës në Ukrainë mesa duket sytë janë kthyer nga ta.

Nëse Ukraina bie, ne jemi të radhës…”, Presidenti i Lituanisë: Askush në BE nuk duhet të ndihet i sigurt

Pushtimi rus i Ukrainës ka ngjallur frikën se konflikti mund të përhapet edhe në pjesë të tjera të botës, veçanërisht në Europë.

Banorët në Maqellarë thonë se bunkerët apo tunelet e strehimit në rast lufte ato duhet të mirëmbahen, pavarësisht se shumica prej tyre tanimë janë shkatërruar.

“Si dihet bëhet luftë apo jo, nuk duhet të prishen.”

“Ai bunker të mbron kokën nesër, nuk është mirë ta prishësh.”Shqipëria komuniste ndërtoi rreth 173 mijë bunkerë, ndërsa falë tyre në një artikull për sigurinë e një lufte të gjerë, media britanike “Express” e rendiste vendin tonë të tretin mes më të sigurtëve në botë./asutimes.com