Zelensky fton Putinin për të biseduar: Nuk ulem 30 metra larg se s’të kafshoj, jam njeri normal

98

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskiy ka reaguar pas telefonatës 90-minutëshe mes Emmanuel Macron dhe homologut të tij Vladimir Putin.

Sipas mediave ukrainase, Zelensky i ka bërë një ftesë të hapur Putinit për t’u takuar dhe negociuar për luftën që vazhdon prej 8 ditësh. Por ai i ka bërë të ditur Putinit se në takimin mes tyre nuk do ulen me nga 30 metra distancë ashtu siç ndodhi me Macron apo Scholz.

Nëse nuk doni të largoheni tani ulu me mua në tryezën e bisedimeve, unë jam i lirë. Por jo 30 metra, si me Macron, Scholz unë jam një fqinj! Unë nuk kafshoj. Jam një njeri normal, ulu me mua, fol me mua, nga çfarë ke frikë?./asutimes.com