The Times: Zelensky i ka mbijetuar 3 A*TEN*TA*TE*VE brenda javës, dy grupe mercenarësh shkuan në Ukrainë për të “ELE*MI*NU*AR” presidentin

132

Presidenti ukrainas Volodomyr Zelensky u ka mbijetuar të paktën tre tentativave për vrasje në javën e kaluar, shkruan “The Times”.

Dy grupe të ndryshme mercenarësh të mbështetur nga Kremlini dhe forcat çeçene janë dërguar në Ukrainë për të vrarë Zelensky-n.

Por të dy grupet Wagner janë penguar nga elementë kundër luftës brenda Shërbimit të Sigurisë së Ukrainës (FSB), të cilët shërbejnë si agjentë të dyfishtë, por nuk kanë dashur që të identifikohen.

Mediet britanike shkruajnë se përpjekjet për të eleminuar kreun e shtetit ukrainas, kanë dështuar, pasi lëvizjet e tyre janë pikasur nga ukrainasit, ndërsa ekipi i sigurisë së Zelenskyt është në gatishmëri.

Kujtojmë se Ukraina ndodhet në ditën e 9-të të luftimeve dhe sulmeve nga Rusia. Forcat ruse kanë bombarduar ndërtesa qeveritare dhe pallate banimi në Kiev dhe qytete të të tjera, duke shkaktuar viktima dhe qindra të plagosur./asutimes.com