Në 20:30 Shqipëria futet në karantinë

150

Në orën 20:30 të kësaj mbrëmjeje hyn në fuqi ora policore. Duke nisur nga sonte, orari i lëvizjes së këmbësorëve, automjeteve, si dhe mbajtja hapur e lokaleve që ofrojnë shërbime për qytetarët do të ndâlohet nga ora 20:30 e mbrëmjes deri në orën 06:00 të mëngjesit.

Deri më datë 4 janar, nuk do të lejohet që të lëvizë, asnjë qytetar apo automjet si dhe asnjë lokal të mos jetë i hapur jashtë këtyre orareve.

Përjashtohen nga ky kufizim vetëm personeli shëndetësor, ai policor, ushtarak, gazetarët dhe ata që janë në punë turni i tretë në linjat e prodhimit të konsumit të përditshëm./korrieri.al