Zelensky telefonatë me Ramën: Vlerësojmë ndihmën dhe mbështetjen e Shqipërisë

148

Kryeministri Edi Rama dhe presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky kanë zhvilluar një bisedë telefonike në lidhje me situatën e krijuar atje për shkak të pushtimit rus.

Rama i ka shprehur mbështetjen e Shqipërisë me të gjitha mënyra që ajo ka mundësi, ndërsa Zelensky ka shkruar se është mirënjohës për mbështetjen e Ukrainës në këto ditë të vështira.

“Pata një bisedë telefonike me Kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama. Folëm për luftën kundër pushtuesve rusë. U diskutua për punën e përbashkët në kuadër të Kombeve të Bashkuara. Ne vlerësojmë ndihmën praktike dhe mbështetjen e Shqipërisë në këtë kohë të vështirë. Ne po bëjmë gjithçka për t’i dhënë fund luftës”, shkruan Zelensky./albeu.com./asutimes.com