Bota i ka vendosur sanksione dhe i ka bllokuar fluturimet, Putin takon 20 stjuardesa dhe u jep lule

131

Presidenti rus Vladimir Putin është takuar sot me stafin e linjës ajrore shtetërore Aeroflot.

Ai u ul në një tavoline me 20 stjuardesa. Presidenti u ka dhuruar lule disa prej vajzave të pranishme në atë takim.

Në fjalën e marrë me këtë rast, e që u transmetua në televizionin shtetëror, Putin tha se Rusia do të konsideronte si akt lufte çdo vend që ndërmerr ndalime qarkullimi për flotën e avionëve civilë rusë.

Takimi erdhi pasi Aeroflot tha se po anulonte të gjitha fluturimet ndërkombëtare, përveç Bjellorusisë. Linjat ajrore ruse janë ndaluar nga hapësira ajrore në Mbretërinë e Bashkuar, BE dhe SHBA, si pjesë e një sërë sanksionesh për pushtimin e Ukrainës nga Rusia./asutimes.com