“PSE HYNË PULAT NË TOKËN TIME”: PLAS SHERRI NË FIS

106

Dy të rinj kanë dëmtuar me mjete të forta në kokë, xhaxhain e tyre në Skrapar. Mësohet se shtetasit A. dhe E. Isufi (vëllezër) kishin pasur konflikte prej kohësh me familjen e xhaxhait, por sherri i fundit nisi për pulat e të plagosurit kishin hyrë në tokën e tyre.
Burime bëjnë me dije se vëllezërit e qëlluan në kokë me leva dhe shkopinj bejzbolli 63 vjeçarin duke i shkaktuar plagë të rënda në kokë. Më pas policia ka prangosur dy agresorët, e ndërsa 63 vjeçari ndodhet rëndë në Spitalin e Traumës në Tiranë

Njoftimi i Policisë: Poliçan, Skrapar , Nga specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Skrapar u bë arrestimi i shtetasve A.I., 32 vjeç dhe E.I., 30 vjeç, banues në Potom, Skrapar, pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin dhe për motive të dobëta kanë goditur me sende të forta dhe i kanë shkaktuar dëmtime në kokë shtetasit P.I., 63 vjeç, banues në Potom, Skrapar, i cili po mer mjekim në Spitalin e Traumës Tiranë, jashtë rrezikut për jetën.Gjithashtu nga specialistët e Seksionit për Krimet në Stacionin e Policisë Poliçan u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit V.B., 31 vjeç, banues në Poliçan, pasi në banesë ka ushtruar dhunë fizike ndaj babait të tij. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme./asutimes.com