Rritja e çmimit të naftës, rrjeti shpërthen nga reagimet: Duhet të quhej cënim i sigurisë kombëtare

138

Rritja e çmimit të naftës në vend solli një shok për qytetarët shqiptarë, të cilët tashmë përveç produkteve ushqimore do përballen dhe me rritje të tjera çmimesh.

Për herë të parë në historinë e vendit sot, çmimi kapi 234 L/Litër.

Kjo ka sjellë dhe reagime të shumta në rrjet. Boldnews.al sjell një përmbledhje të reagimeve të shkurta të aktivistëve dhe politikanëve për këtë rritje.

Adriatik Llapaj, avokat dhe aktivist i njohur i shoqërisë civile, e quan rritjen e naftës vjedhje dhe tradhti, ndërsa shton se kjo situatë është një cënim i sigurisë kombëtare.

Një tjetër reagim vjen nga nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili, i cili e quan rritjen e cmimit të naftës një asgjësim real për fermerët, ndërsa ju bën thirrje që të votojnë kundër rilindjes, pasi sipas tij kjo është zgjidhja e vetme.

Ndërsa aktivisti dhe pedagogu Ervin Goci, shkruan se SPAK, nuk e ndjen këtë rritje cmimesh pasi janë jashtë sistemit të rrogave të shtetit./Shqiperia ime.com.al