Prindërit qëndruan në atdhe për të luftuar’! ‘Heroi’ 11-vjeçar kalon i vetëm kufirin Ukrainë-Sllovaki

193

Largimi nga frika e bombardimeve ka bërë që mjaft familje në Ukrainë të kenë fate tragjike.

Një djalë nga Zaporizhzhia, në juglindje të Ukrainës, u quajt ” hero i natës”.

Sipas autoriteteve sllovake, i mituri kaloi vetë kufirin e Ukrainës për në Sllovaki.

11-vjeçari mbante një çantë shpine, një qese plastike dhe një pasaportë dhe kishte një numër telefoni të shkruar në dorën e tij, sipas Ministrisë së Brendshme të Sllovakisë.

Ai erdhi i vetëm sepse prindërit e tij duhej të qëndronin në Ukrainë. Vullnetarët u kujdesën për të, e çuan në një vend të ngrohtë dhe i dhanë ushqim dhe ujë”, tha ministria.

Deklarata, e postuar në faqen e ministrisë në Facebook, citonte se falë informacionit të shkruar në dorën e djalit dhe në një copë letre që ishte palosur në pasaportën e tij, stafi në kufi ishte në gjendje të vihej në kontakt me të afërmit e djalit në Sllovaki të cilët më pas mundën të vinin dhe ta merrnin.

Më shumë se 1.2 milionë refugjatë janë larguar tani nga Ukraina që nga 24 shkurti, sipas OKB-së deri më 3 mars. Noa.al./asutimes.com