Temperatura deri në -4°C dhe reshje dëbore, ja si do të jetë moti sot

135

Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura por nuk do të mungojnë edhe inervalet e shkurtra me diell kryesisht në zonën e qendrës dhe veri.

Reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët deri mesatar në formën e shtrëngatave. Në relievet malore në lartësitë mbi 300 metër reshje të herëpashershme dëbore me intensitet të ulët. Reshjet e dëborës shtrihen deri në lartësitë kodrinore 400-500metër.

Era parashikohet kryesisht nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare 1-8m/sek, e cila hera-herës fiton shpejtësi deri në 13-15m/sek.

Temperaturat parashikohen:

në zonat malore -4 deri 0°C

në zonat e ulëta -1 deri 8°C

në zonat bregdetare 2 deri 8°C./Shqiperiaime.com.al